Besa Ademi, mbetet në krye të Gjykatës Supreme

Besa Ademi, mbetet në krye të Gjykatës Supreme. Kjo pasi votat e Këshillit Gjyqsor nuk ishin të mjaftueshme për ta kaluar iniciativën e antarit të Këshillit Milazim Mustafa, për shkarkimin e Ademit. Këshilli Gjyqsor me 7 vota “pro” dhe 4 “kundër” vendosi që kryetarja e Gjykatës së Lartë, të mos shkarkohet nga funksioni. Parashtruesi i kësaj iniciative Milazim Musatafa, e lëshoi seancën përshkak se i ishte kërcënuar asaj me burg dhe prandaj nuk kishte të drejtë vote.
Kryetarja e Këshillit Gjyqsor Vesna Dameva u shpreh se mungesa e Ademit në seancat e Këshillit, nuk e ka dëmtuar Këshillin Gjyqësor, sepse ajo si antare nuk ka të drejtë vote.



