Bernie Sanders e quan ‘krim lufte’ ndërprerjen e ndihmës për Gazën

Senatori progresist amerikan kritikon ashpër qeverinë izraelite për bllokadën e saj ndaj Gazës.

“Ndërprerja e ndihmës humanitare për miliona civilë është një krim lufte. Pikërisht këtë po bën tani qeveria ekstremiste e Netanyahut ndaj palestinezëve në Gaza,” shkroi Sanders në një postim në rrjetet sociale.

“Kam paraqitur rezoluta për të bllokuar miliarda dollarë në shitje armësh sulmuese për Izraelin dhe do të kërkoj votime për këto projektligje.”

Ligji amerikan u lejon ligjvënësve të paraqesin “rezoluta kundërshtimi” për të bllokuar shitjet e armëve të miratuara nga Departamenti i Shtetit. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button