Berisha për dorëheqjen e Ibrahimit: Gjurmët e tij do të na frymëzojnë gjatë

Zekerija Berisha nga Alternativa, ka reaguar pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti i kryetarit të partisë. Berisha thotë se me largimin e tij po mbyllet një kapitull drejtues e shënuar me integritet, urtësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj vlerave që i dha politikës një dimension më të lartë.
“Prof. dr. Zeqirija Ibrahimi mori vendimin e tij të dorëheqjes nga pozita e kryetarit të partisë Alternativa, duke mbyllur një kapitull drejtues të shënuar me integritet, urtësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj vlerave që i dha politikës sonë një dimension më të lartë.
Që nga dita e parë kam qenë në krahun e tij të djathtë, me besim, mbështetje dhe bindje të plotë se udhëheqja e tij ishte udhërrëfyesi ynë më i mirë. Kështu do të mbetem edhe më tej, jo vetëm si bashkëpunëtor politik, por si mik i tij i përhershëm, në çdo rrugë që do të vazhdojë.
Prof. Zeqirija Ibrahimi, lavdia e punës suaj, gjurma e mendimit tuaj dhe dinjiteti me të cilin e udhëheqët këtë parti mbeten vlera që do të na frymëzojnë gjatë.
Mirënjohje për gjithçka që keni dhënë dhe për çdo hap që e keni udhëhequr me zemër dhe urtësi”, ka shkruar Berisha. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button