Berisha: Fitorja është e jona, këshilltarët e VLEN-it do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve në Shkup

Këshilltari i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur “historike” fitoren e arritur nga ky koalicion.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka theksuar se VLEN do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke falënderuar të gjithë ata që u besuan programit dhe vizionit të tyre politik.
“Fitorja është e jona! Këto jemi këshilltarët e VLEN-it që do ta përfaqësojmë zërin e qytetarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Falënderim i madh për secilin votues që na dha besimin për këtë fitore historike,” ka shkruar ai.
Në përbërjen e re të Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e VLEN-it janë: Zekerija Berisha, Ardian Limani, Rejhane Ramadani, Astrit Iljazi, Binasa Çilafi dhe Sanije Duraku.