Berisha: Do të jem zëri i fuqishëm për një Butel më të zhvilluar dhe funksional

Bartësi i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e VLEN-it, Zekerija Berisha, ka zhvilluar takim me qytetarët e Komunës së Butelit, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë dhe përkrahje të plotë.

Berisha tha se bashkë me banorët diskutuan për projektet që do të përmirësojnë jetën e përditshme në këtë komunë, duke sqaruar kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe duke dëgjuar nga afër nevojat e tyre.

“Ndame planin tonë për zgjidhje konkrete e të qëndrueshme. Si këshilltar në Qytetin e Shkupit, do të jem zëri i fuqishëm për një Butel më të zhvilluar dhe më funksional për të gjithë,” theksoi Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button