Berisha: Bashkë me kryetarin e Shkupit ndamë pako për Bajram

Këshilltari i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski kanë ndarë pako për festën e Fitër Bajramit.
“Në frymën e përfundimit të Ramazanit dhe fillimin e festës së Fitër Bajramit, bashke me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe zv. Ministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Gjoko Vellkovski, ndamë një ndihmë modeste me bashkëqytetarët tanë, me shpresë se do të sjellim sadopak gëzim në shtëpitë e tyre.
Fitër Bajrami na kujton thelbin e besimit, mëshirën, dhurimin dhe kujdesin për tjetrin. Siç na mëson feja, vlera e vërtetë e njeriut matet me të mirat që bën.
Uroj që kjo festë t’i mbushë zemrat tona me paqe, besim dhe mirënjohje, dhe të na nxisë të jemi njerëz më të mirë, më të afërt me njëri-tjetrin.
Si koordinator i këshilltarëve të VLEN në Qytetin e Shkupit, mbetem i përkushtuar ndaj vlerave të solidaritetit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Të gjithë besimtarëve të besimit islam u uroj shëndet, gëzim dhe bekim në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Berisha.



