Berat Buzhala ia “këputi kamtë” BDI-së: T’hujtë e kanë pranuar koalicionin VMRO – VLEN

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në RMV ku VMRO-ja arriti të fitojë edhe presidencën edhe qeverinë.
“Acarimi BDI – VMRO i rriti dy subjektet ne Maqedoni. Viktima kryesore e zgjedhjeve ishte LSDM, duke e shenu rezultatin ma te dobet historik. Shqiptaret moren ma shume vota, por dolen te perçame.
Fitues i ktyne zgjedhjeve ishte vec VMRO, e cila pothuajse nuk ka nevoje per asnje partner, por per me i rujte ekuilibrat etnik tash e ka komoditetin me e zgjedhe ate.
Nuk ka dyshim qe edhe BDI edhe Vlen jane te gatshem per koalicion me VMRO’ne.
E kam thane edhe para zgjedhjeve, duket qe bashkesia nderkombetare eshte e gatshme per koalicionin VMRO – Vlen”, ka shkruar Buzhala.



