Beqiri takon zëvendëskryeministrin Bekim Sali, diskutojnë për projekte zhvillimore në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Haraçinë, Daut Beqiri, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ku është biseduar për projekte konkrete dhe prioritetet zhvillimore të komunës.
Beqiri njoftoi se në takim është diskutuar për iniciativa që synojnë përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali”, ka deklaruar Beqiri.
Ai theksoi se bashkëpunimi institucional është thelbësor për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Bashkëpunimi institucional mbetet kyç për realizimin e projekteve që i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës.

