Belingam: Ajo që dhamë nuk mjaftoi, kemi edhe pesë finale për të luajtur

Xhud Belingam, pas zhgënjimit në finalen kundër Barcelonës, ka reflektuar në një mesazh në rrjetet sociale.
“Dhashë gjithçka në fushë, por nuk mjaftoi për të fituar dhe ngritur lart trofeun. Kanë mbetur edhe pesë finale, duhet të japim gjithçka që kemi”, u shpreh mesfushori anglez i Real Madrid.
Në fund një mesazh për tifozët: “Hala Madrid deri në vdekje!”.
Belingam ishte dukshëm nervoz në finale e humbur ndaj Barcelonës. Pas vërshëllimës së fundit, lojtari u përjashtua për shkak se kishte pasur një qëndrim agresiv ndaj gjyqtarit.
Tashmë mesfushori anglez rrezikon një pezullim prej tre ndeshjesh.