Belgjika thotë se vendimi i SHBA-së për të refuzuar vizat palestineze është ‘goditje për diplomacinë’

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, e ka quajtur vendimin e SHBA-së për t’u mohuar vizat përfaqësuesve palestinezë në OKB “thellësisht të dënueshëm” dhe një “goditje për demokracinë”.

Në një deklaratë në X, Prevot tha:
“Në një moment kur ka një vrull të ri drejt zgjidhjes me dy shtete – me angazhime konkrete që po merren dhe me mbështetje ndërkombëtare që po rritet – pengimi i zërit palestinez nuk është vetëm i padrejtë, por është kundërproduktiv.”

Ai shtoi se “rruga drejt paqes kërkon më shumë dialog, jo më pak”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button