Belgjika fiton dhe siguron plasman në Euro 2024

Belgjika është kualifikuar në Euro 2024 si vendi i parë i grupit F (20 pikë). Triumfi 5-0 i belgëve ndaj Azerbajxhanit erdhi si pasojë një spektakli të vërtetë nga djemtë e Tedescos.

Romelu Lukaku ishte protagonist absolut, duke shënuar 4 gola në pjesën e parë dhe duke vendosur me shpinë pas muri kundërshtarin. Në pjesën e dytë mjaftoi një gol i lojtarit të Arsenal, Trossard.

Rrugëtimi i azerëve në këto kualifikuese mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Belgjika ndërkohë është kokë grupi dhe pret me qetësi shortin e 2 dhjetorit për Europianin. Skuadra tjetër e këtij grupi që është në Europian është Austria me 19 pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button