Bekteshi: Ka persona në BDI që ende kontaktojnë me Grubin

I ftuar në Daily Click, Kreshnik Bekteshi nga BDI u pyet edhe për Artan Grubin, që siç tha, nuk ka informacion se ku ndodhet pasi nuk ka komunikuar me të, përcjell TV21. Bekteshi tha se nuk ka informacion nëse edhe dikush nga partia ka komunikuar me të dhe shtoi se, askush askujt nuk mund t’ia mohojë komunikimin, që siç thotë Bekteshi, Grubi ka qenë eksponenti kryesor i partisë.
“Nuk kam informata që dikush nga BDI ka kontakt me Grubin, personalisht nuk kam kontakt me të. Por me siguri që, Artan Grubi ka qenë njëri nga eksponentët kryesorë të BDI-së dhe kërkush nuk mund t’i mohojë të kontaktojë me njerëzit që I njeh, qofshin ato kuadër të BDI-së, por edhe në përgjithësi të vendit tonë”, tha Bekteshi.
I pyetur nëse dikush nga partia i tha Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë, Bekteshi tha se, personalsiht nuk ak biseduar me të.
“Nuk kam informata të tilla, unë personalisht nuk kam komunikuar me zotëri Grubin”, deklaroi Bekteshi.