Bekim Sali: VLEN mbështet kandidatin e pavarur për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri

Kryetari i Alternativës Bekim Sali ka njoftuar se sonte kanë qëndruar në Vrapçishtë ku i kanë shprehur mbështetje kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri.
“Në Vrapçishte sonte ishim për t’i dhënë mbështetje kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri, së bashku me Zeqirija Ibrahimin, shefin e shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi, si dhe funksionarë të lartë të VLEN.
Zulhajrat Demiri përfaqëson zërin e qytetarëve, guximin për ndryshim dhe vullnetin për ta kthyer Vrapçishtin në një komunë që punon për të gjithë. Më 11 janar, Vrapçishti zgjedh ndryshimin, zgjedh besimin, zgjedh të ardhmen që ia VLEN!”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button