Bekim Sali: Marrëdhëniet me Turqinë do t’i përforcojmë edhe më shumë

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, patëm nderin dhe kënaqësinë të zhvillojmë takime të rëndësishme me zyrtarët më të lartë të shtetit turk, shkruan deputeti Bekim Sali.

“Në këto takime me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Numan Kurtulmuş, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Hakan Fidan, u diskutuan çështje me rëndësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme strategjike”, shkruan Sali në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button