Bekim Sali: U miratua Projektligji për Medresenë “Isa Beu” në Shkup

Qeveria miratoi sot projektligjin për Medresenë “Isa Beu” në Shkup, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare një çështjeje të rëndësishme që ka mbetur pezull prej vitesh.

Ky vendim i hap rrugë funksionimit të rregullt dhe ligjor të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor, i cili vepron në përputhje me standardet shtetërore dhe kushtetuese për arsimin e mesëm.

Medreseja “Isa Beu”, me qendër në Kondovë dhe me degë në disa qytete të vendit, do të vazhdojë misionin e saj edukativ në formimin e gjeneratave të reja, duke u udhëhequr nga parimet e bashkëjetesës, profesionalizmit dhe barazisë në arsim.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të të drejtave arsimore dhe kulturore të qytetarëve, si dhe një dëshmi e qartë e vullnetit politik për të adresuar çështje që prekin drejtpërdrejt komunitetin.

Një tjetër premtim i përmbushur nga Koalicioni VLEN, në kuadër të angazhimit për drejtësi, barazi dhe përfaqësim të dinjitetshëm.

Urime për këtë arritje të merituar!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button