Bekim Sali: Taravarit s’mund t’ia falim takimet me Ahmetin

Bekim Sali, deputet nga radhët e VLEN në Dialog te Lajmi ka theksuar midis tjerash për tri takimet që ka pasur Arben Taravari me Ali Ahmetin dhe bashkëpunimin e tij me Frontin Evropian.
Sipas Sali, Taravarit nuk mund që ti falet qëndrimi me një këmbë në Qeveri dhe tjetra këmbë në BDI.
“ Në takimin e mbrëmshëm janë diskutuar gjitha qëndrimet e VLEN-it në një anë dhe të VMRO-së si partner qeveritar. Dhe natyrisht tema e mbajtjes ose jo e ASH-së në Qeveri ka qenë një prej pikave ndoshta më të nxehta të diskutimit, të debatit që është zhvilluar mbrëmë.
Unanimisht kanë ardhur në një përfundim se njëra këmbë në BDI e tjetra në Qeveri nuk është e kapshme për asnjërën palë në Qeverinë aktuale. Natyrisht këto manovra politike të cilat zotëri Taravari i ka bërë në periudhën e kaluar, ne jemi në rrjedha dhe kemi informacione të verifikuara , po edhe nga zoti Taravari, dhe kohës fundit edhe nga ana e zotit Ahmeti edhe zotit Sela e kanë konfirmuar për tre takime të cilat janë mbajt. Dhe kjo është e pakapshme dhe e pafalshme për një partner të Qeverisë”, theksoi midis tjerash Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button