Bekim Sali takohet me Shefin e sektorit politik dhe ekonomik të Ambasadës së SHBA në Shkup

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me David Myers, Shefin e sektorit politik dhe ekonomik pranë Ambasadës së SHBA në Shkup. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjete sociale, Sali shkroi:
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me David Myers, Shefin e sektorit politik dhe ekonomik pranë Ambasadës së SHBA në Shkup. Ky bashkëbisedim miqësor ishte një mundësi e vlefshme për të theksuar partneritetin tonë të fortë me SHBA-në, të bazuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe vizion për një të ardhme më të mirë si vendin ashtu edhe për rajonin.



