Bekim Sali: Srebrenica është thirrje për drejtësi dhe amanet për paqen

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka bërë të ditur përmes një postimi se sot, së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe deputetë të tjerë, morën pjesë në evenimentin përkujtimor për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, i cili u mbajt pranë monumentit në Parkun e Çairit.

Ngjarja u organizua me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit dhe përfaqësoi një moment reflektimi dhe nderimi për mbi 8 mijë viktimat e masakrës së korrikut 1995.

“Srebrenica mbetet ende plagë e hapur dhe thirrje e përhershme për ndërgjegjen njerëzore, për drejtësi, paqe dhe për të mos harruar kurrë,” theksoi Sali në mesazhin e tij përkujtimor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button