Bekim Sali: Sporti duhet të bashkojë, jo të përdoret si platformë për përçarje dhe gjuhë urrejtjeje

Deputeti i Alternativës dhe i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka dënuar ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit u dëgjuan thirrje anti-shqiptare.
Sali shkruan se sporti duhet të bashkojë dhe jo të përdoret si platformë për përçarje dhe urrejtjeje.
“Ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli u dëgjuan thirrje shoviniste dhe antishqiptare, janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese.
Sporti duhet të bashkojë, jo të përdoret si platformë për përçarje dhe gjuhë urrejtjeje. Tifozëria është pjesë e pasionit sportiv, por kur ajo shndërrohet në nxitje të urrejtjes ndëretnike, të gjithë duhet të reagojmë me zë të lartë.
Si politikanë, kemi për detyrë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, jo të lejojmë ndarjet. Heshtja përballë kësaj gjuhe është bashkëfajësi. I bëj thirrje institucioneve kompetente të veprojnë pa vonesë, dhe gjithashtu i ftoj të gjithë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve, por të mbrojnë bashkëjetesën dhe respektin reciprok që i ka dhënë gjithmonë forcë Maqedonisë së Veriut.
Le ta dënojmë së bashku çdo formë të urrejtjes. Paqe, barazi dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar deputeti Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button