Bekim Sali: Sporti dhe shëndeti janë detyrim i pandashëm i jetës sonë

Kandidati për deputet në njësinë zgjedhore nr. 1, Bekim Sali së bashku me landidatin e koalicionit VLEN për president Arben Taravarin dhe bartësin e listës për deputet në këtë njësi Izet Mexhitin, shënuan ditën ndërkombëtare të Sportit në parkun e qytetit në Shkup.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, bashkë me kandidatin presidencial, Arben Taravari, bartësin e listës në zonën e parë, Izet Mexhiti, si dhe dhjetëra të rinj të koalicionit VLEN, bëmë një aktivitet rekreativ-sportiv në parkun e qytetit në Shkup, duke përçuar mesazhin se aktivitetet sportive dhe kujdesi për shëndetin janë detyrim i pandashëm i jetës sonë.

Kjo qasje dhe këto aktivitete do të jenë edhe përkushtimi ynë në qeverisjen së ardhshme.

Prandaj ia VLEN!”, ka shkruar Sali në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button