Bekim Sali: Saraji është gati për ndryshim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, sonte ka marrë pjesë në një tubim në Bukoviq, ku bashkë me Ministrin për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, kandidatin për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, zëvendëssekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezani, si dhe bartësin e listës në Shkup, Zekerija Berisha, kanë takuar banorët e zonës.
Sipas Salit, entuziazmi dhe pritja e ngrohtë, tregojnë se “Saraji është gati për ndryshim”.
Ai theksoi se qytetarët jo vetëm që e ndjejnë, por edhe po e kërkojnë me zë të lartë një të ardhme më të mirë.
“Më 19 tetor, voto numrin 7, që do të thotë: punë, përkushtim dhe zhvillim!”, përfundoi Sali në postimin e tij.