Bekim Sali priti në takim delegacionin e Organizatës Humanitare El Hilal

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka mirëpritur në takim një delegacion te Organizatës Humanitare El Hilal, ku është biseduar për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe OJQ-të.
“Kisha nderin të pres një delegacion të Organizatës Humanitare El Hilal, të përbërë nga kryetari Behixhudin Shehapi, zëvendëskryetari, Ali Sadiku dhe sekretari, Irfan Isaku.
Gjatë takimit biseduam për thellimin e bashkëpunimit me sektorin civil, si dhe vlerësova lart punën e deritanishme të El Hilal në aksionet e shumta humanitare dhe shoqërore, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në ngritjen e vetëdijes kolektive.
Në fund, ramë dakord për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me shoqërinë civile dhe OJQ-të, me qëllim forcimin e angazhimit të përbashkët dhe rritjen e vetëdijes kolektive”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Sali.



