Bekim Sali për Master Planin: Sot ishte një ditë e madhe për të ardhmen e Çairit!

Deputeti Bekim Sali, gjatë prezantimit të Master Panit për Çairin, të dizajnuar nga arkitekti shkupjan me renome ndërkombëtare, Bajram Vardar, ka deklaruar se sot ka qenë një ditë e madhe për të ardhmen e Çairit.
“Sot ishte një ditë e madhe për të ardhmen e Çairit!
Bashkë me kandidatin për kryetar komune, Izet Mexhiti, u prezantua MASTER PLANI për transformimin e Çairit nga arkitekti shkupjan me renome ndërkombëtare, Bajram Vardar, i cili jeton dhe vepron në Stamboll, së bashku me ekipin e tij profesional.
Plani, i përgatitur me përkushtim dy mujor, përfshin çdo detaj të zhvillimit urban dhe infrastrukturor të Çairit. Me mbështetjen e Qeverisë dhe të Qytetit të Shkupit, ky vizion do të bëhet realitet.
Qeveria VLEN e ka dëshmuar në 15 muaj qeverisje: Çairi po ndërtohet!”, ka deklaruar Sali.