Bekim Sali: Pallati i Kulturës në Bogovinë prioritet i qeverisë, pasojnë investime të reja

Zv/kryeministri Bekim Sali ka deklaruar se Pallati i Kulturës në Komunën e Bogovinës do të jetë një nga prioritetet kryesore institucionale dhe se procesi për përfundimin e tij tashmë ka nisur.

“Prioritet i ynë do të jetë Pallati i Kulturës në Komunën e Bogovinës dhe do të ketë edhe shumë investime të reja,” theksoi Sali gjatë takimeve me qytetarët.

Pas tubimit të mbajtur në Vrapçisht, zv/kryeministri u ndal për një bashkëbisedim me banorët e fshatit Kamjan, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Gjatë këtij takimi u diskutua për potencialin zhvillimor të komunës dhe nevojat konkrete të qytetarëve.

“Komuna e Bogovinës ka një potencial të jashtëzakonshëm për investime, veçanërisht në turizëm dhe në zhvillimin ekonomik rural,” u shpreh Sali, duke shtuar se institucionet do të angazhohen maksimalisht për ta shfrytëzuar këtë potencial.

Ai nënvizoi se projekti i Pallatit të Kulturës tashmë ka hyrë në fazën e realizimit dhe se synimi është që ai të përfundohet brenda këtij mandati qeverisës.

“Mbështetja e madhe e qytetarëve dhe puna e palodhshme po vlerësohen gjithandej. VLEN mbetet opsioni i vetëm dhe i sigurt për të ardhmen,” përfundoi zv/kryeministri Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button