Bekim Sali: Një tjetër fitore për rininë dhe arsimin!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka shkruar se sot në Kuvend është arritur një tjetër fitore për rininë dhe arsimin.
Sot në Kuvend kaloi ligji që sjell vauçerë prej 250€ për çdo student aktiv të nivelit bachelor – qofshin të rregullt apo të çrregullt – deri në moshën 29 vjeçare.
Kjo mbështetje financiare do të përdoret për pajisje teknologjike – laptopë, tableta apo kompjuterë – çdo mjet që u nevojitet studentëve për të mësuar dhe për të qenë të përgatitur për tregun modern të punës.
Është më shumë se një ndihmë – është investim në dijen, në të ardhmen dhe në potencialin e brezit të ri.
Sot, shteti bëhet aleat i dijes. Sot, rinia merr atë që i takon”, ka shkruar deputeti Sali.