Bekim Sali nga Vrapçishti: Më 11 janar qytetarët do të votojnë për një qeverisje që vërtet ia VLEN

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kandidatin e koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, kanë hapur shtabin lokal zgjedhor në këtë komunë, duke theksuar entuziazmin dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sali ka bërë të ditur se mbështetja për kandidatin e VLEN-it po rritet, ndërsa ka shprehur bindjen se Vrapçishti është i gatshëm për një qeverisje të re dhe të përgjegjshme.

“Së bashku me kandidatin për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri nga VLEN, hapëm shtabin lokal në Vrapçisht. Entuziazmi dhe vullneti për ndryshim nuk mungojnë”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 11 janarit do të shënojnë një kthesë të rëndësishme për komunën, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin një alternativë që, sipas tij, ofron qeverisje të ndershme dhe llogaridhënëse.

“Vrapçishti më 11 janar do të votojë për një qeverisje të përgjegjshme, që vërtet ia VLEN!”, ka theksuar zëvendëskryeministri i parë.

Hapja e shtabit lokal vjen në kuadër të aktiviteteve zgjedhore të koalicionit VLEN, i cili synon të fitojë besimin e qytetarëve me platformën e tij për ndryshim dhe zhvillim lokal.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button