Bekim Sali: Në Çair do të ndërtohet një Park i ri modern

Deputi Bekim Sali së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë prezantuar projektin për Parkun e ri modern që do të ndërtohet në Çair.
“Gjatë ditës së sotme, prezantuam projektin e Parkut të ri modern i cili do të ndërtohet në Çair.
Së bashku me kandidatin e VLEN-it për kreun e Çairit, Izet Mexhiti, arsyetuam projektin si dhe prioritetet tona për një Çair të pastër dhe me hapësira shtesë të gjelbra.
Projekti në fjalë përfshinë :
• Sipërfaqe të gjelbra moderne
• Zona për fëmijë dhe të moshuar
• Pista për ecje dhe xhiro
• Hapësira kulturore dhe rekreative
• Ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta”, ka shkruar deputeti Sali.