Bekim Sali: Në bashkëpunim me pushtetin qendror fshati Moranë do të marrë atë që i takon!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në fshatin Moranë të komunës së Studeniçanit, ku së bashku me kandidatin për kryetar të komunës, Sedat Bislimi, kanë biseduar me banorët për problemet, sfidat dhe projektet e ardhshme për këtë fshat.
“Mbrëmë, në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, bashkëbiseduam me banorët për problemet, sfidat, si dhe për planet dhe projektet konkrete që u nevojiten banorëve të kësaj ane.
Në bashkëpunim me pushtetin qendror, edhe Morana do ta marrë atë që i takon!
Morana VLEN!
Studeniçani VLEN!”, ka shkruar deputeti Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button