Bekim Sali nderon kujtimin e Shpat Kasapit: Një artist që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, mori pjesë sot në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Çairit, e dedikuar kujtimit të artistit të paharruar Shpat Kasapi. Atmosfera e ngjarjes ishte e mbushur me respekt dhe dhembje, teksa të pranishmit u bashkuan për të kujtuar jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.

“Shpati ishte një artist që dinte të prekë zemrat e publikut me thjeshtësinë, ngrohtësinë dhe talentin e tij të veçantë”, tha Sali.

Ai shtoi se këngët e Kasapit kanë mbetur pjesë e shumë momenteve të bukura për gjenerata të tëra dhe se sot të gjithë u bashkuan për t’i dhënë nderimin e fundit një njeriu që la gjurmë të pashlyeshme në skenë.

Deputeti Sali uroi ngushëllime më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e ndoqën dhe e vlerësuan artin e Shpat Kasapit ndër vite.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shpat Kasapin!”, përfundoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë artistike që lë pas çdo figurë e madhe kulturore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button