Bekim Sali merr pjesë në iftarin e organizuar nga HALK Bank

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bërë të ditur se sonte ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Halkbank, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë të Ramadan.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë shpirtërore të këtij muaji për besimtarët myslimanë.

“Sonte kisha kënaqësinë që të marr pjesë në iftarin e shtruar nga HALK Bank. Muaji i Ramazanit është një muaj ku reflektojmë mbi rëndësinë e privimit nga ushqimi për të arritur pastrimin dhe forcimin e shpirtit,” shkroi Sali.


