Bekim Sali: Me Fisnik Melën në krye, do të hapet kapitull i ri për Dibrën

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në DIbër për t’i dhënë mbështetje Fisnik Melës në garën për kryetar të komunës, raporton Alfax.mk
“Dje në Dibër, së bashku me drejtuesit më të lartë të VLEN-it, u takuam për t’i dhënë mbështetje Fisnik Melës, kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Dibrës.
Dibra ka nevojë për një transformim të vërtetë, për investime dhe zhvillim që do ta nxjerrin nga harresa ku e ka lënë pushteti i kaluar.
Me Fisnik Melën në krye, jemi të bindur se do të hapet një kapitull i ri për Dibrën, një kapitull shprese, investimesh dhe mundësish të reja për çdo qytetar”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button