Bekim Sali: Kujtimi për Adem Demaçin është frymëzim për brezat që vijnë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka përkujtuar sot shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, figurës emblematike të qëndresës, guximit dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës.
“Sot, 7 vite pa Adem Demaçin, simbolin e qëndresës, guximit dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës. Një jetë e tërë në shërbim të idealeve kombëtare, pa u përkulur kurrë para padrejtësisë,” shkruan Sali në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se kujtimi për veprën dhe sakrificën e Bacës Adem mbetet frymëzim i përhershëm për brezat e rinj.
“Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem!” përmbylli ai.