Bekim Sali: Fitorja e VLEN-it në Tetovë më 19 tetor është e sigurt

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit në Tetovë, ku u promovua edhe kandidatura e Bilall Kasamit për mandatin e ri katërvjeçar në krye të komunës.

“Së bashku me kryetarin e Alternativës dhe njërin prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me krerët tjerë të VLEN, morëm pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Tetovë,” theksoi Sali.

Ai tha se me këtë rast është përcjellë një mesazh i qartë për të ardhmen e qytetit: “Promovuam idenë se ndryshimi është domosdoshmëri. Promovuam planin për ta ndryshuar Tetovën në mandatin e ri katërvjeçar.”

Sali nënvizoi se rezultatet e deritanishme flasin vetë: “Pas të gjitha këtyre projekteve dhe punëve që janë bërë për Tetovën dhe tetovarët, as mos e vëni në dyshim fitoren me 19 tetor të vitit 2025,” deklaroi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button