Bekim Sali: Djemtë nga Kosova treguan se nuk dorëzohen kurrë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës, duke vlerësuar paraqitjen dhe përkushtimin e futbollistëve kosovarë.
Në reagimin e tij, Sali theksoi se pavarësisht rezultatit, ekipi tregoi karakter dhe shpirt luftarak. “Besuam, ëndërruam, por nuk patëm fat. Megjithatë, këta djem nga Kosova i treguan botës se nuk dorëzohen kurrë!”, shkroi ai.
Ai shtoi se kjo skuadër është vetëm në fillim të rrugëtimit të saj dhe se e ardhmja premton shumë për futbollin kosovar. “Ata janë ende në fillim të rrugëtimit të tyre, një rrugë që do të shkruajë histori”, u shpreh Sali.
Në fund të reagimit të tij, zv/kryeministri i parë uroi edhe përfaqësuesen e Turqisë për suksesin e arritur, duke i dëshiruar suksese në Kampionatin Botëror.



