Bekim Sali: Artani dhe Aliu gjithmonë kanë qenë sinonim i marrëzive

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali vazhdon të komentojë paraqitjen e të ashtuquajturit hoxhë, i njohur me nofkën Tim Shkupi me Ali Ahmetin në rrjetet sociale.
Sali në profilin e tij në Facebook ka shkruajtur se Ali Ahmeti nuk mund t’i rezitojë marrëzive, prandaj në mungesë të Artanit po bën, siç është shprehur Sali, budallaki me hoxhën kontrovers.
Statusi i plotë i deputetit Sali:
Artani dhe Aliu gjithmonë kanë qenë sinonim i marrëzive.
Artani, në mënyrë pothuajse natyrale, bënte çmos që paraqitjet e tyre të duken sa më triviale e qesharake. Për këtë “meritë”, u bë njeriu më i urryer, si mes bashkëpartiakëve, ashtu edhe mes votuesve.
Por Aliu e mbante afër. Vetëm Artani mund ta mbulonte, ta shpëtonte me marrëzi dhe t’i hapte rrugën.
Tani që Artani iku, Aliu mbeti vetëm — dhe, siç po shihet, nuk mund ti rezistoj dot marrëzive dhe budallakive të cilat e bëjn të jet ai që është.