Bekim Qoku: Ja me çka i josh Ali Ahmeti politikanët shqiptarë

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku tregon mënyrën se si i bën për vete Ali Ahmeti politikanët shqiptarë. Ai thotë se Ahmeti i josh me premtimin për pasurim të shpejtë përmes pushteti korruptiv.

“Është shtruar shpesh pyetja se me çfarë mund t’i joshë vallë Ali Ahmeti politikanët shqiptarë, të vjetër e të rinj, përveçse me premtimin për pasurim të shpejtë përmes pushtetit korruptiv, nepotizmit dhe klientelizmit?
Të gjithë e dimë, madje edhe vetë e ka deklaruar, se ai ka hequr dorë nga idealet historike. Ky është një njeri që i ka shitur të gjitha interesat kombëtare, një politikan që prej vitit 2006 mbahet në pushtet vetëm falë pazareve të ulta, intrigave dhe rrjeteve kriminale të lidhjeve familjare sipas modelit mafioz. Asnjë ideal më, asnjë vizion, asnjë vlerë, por vetëm një subjekt i zhveshur nga morali që prodhon degjenerim social e politik, riprodhon servilë e të korruptuar. Sado që të përpiqem, nuk gjej dot asnjë arsye tjetër që të justifikonte ndikimin e tij mbi politikanët opozitarë dhe intelektualët” ka shkruar Qoku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button