Bekim Qoku: Dorëheqja e Zeqirija Ibrahimi dëshmi e integritetit dhe parimeve

Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku, lidhur me largimin e Zeqirija Ibrahimit nga drejtimi i Alternativës, ka thënë se është një humbje e ndjeshme për skenën politike shqiptare.
“Largimi i mikut tim Zekës nga politika partiake dhe nga drejtimi i AAA/VLEN, përveçse është një humbje e ndjeshme për skenën politike shqiptare, është mbi të gjitha një dëshmi e integritetit të tij dhe e përgjegjësisë morale e intelektuale që e karakterizon. Ai shkon në kulmin e historisë së suksesit të partisë së tij dhe dhe të opozitës së deridjeshme, që është një fakt për ta çmuar lart. Nga ana tjetër, lajmi i mirë është se sferës intelektuale do t’i shtohet një zë i fuqishëm e i ndershëm.
Ndihem i privilegjuar që pata rastin të bashkëpunojmë ngushtë sidomos vitin e fundit.
Suksese dhe mbarësi në rrugën e re, miku im Zekë!”, ka shkruar Qoku.



