Bekim Fazliu: Akti i Zeqirija Ibrahimit përbën një shembull të lartë përgjegjësie dhe urtësie politike!

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti i kryetarit të Alternativës.
“Akti i z. Zeqirija Ibrahimit përbën një shembull të lartë përgjegjësie dhe urtësie politike. Tërheqja e tij, edhe pas një rezultati fitues, dëshmon një kulturë të re politike të avancuar dhe vullnet për t’i hapur rrugë të tjerëve në ndarjen e përgjegjësive. Ky është një veprim që meriton vlerësim të posaçëm.
Kryetarit të ri të Alternativës, mikut tim z. Bekim Sali, i uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re!”, ka shkruar Fazliu

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button