BeH, forcat speciale të antiterrorit të Serbisë dhe Republikës Sërpska stërvitje në Mërkonjiq Grad

Njësitë speciale antiterroriste të Ministrisë së Punëve të Brendshme të entitetit të BeH Republika Sërpska dhe Njësia Speciale Antiterroriste dhe Njësia e Zhytjes e Xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë kanë zhvilluar “Stërvitje zhytjeje në kushte dimërore në lumenjtë e shpejtë”, raporton Anadolu.

Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska (RS) njoftoi se stërvitja është mbajtur në përputhje me bashkëpunimin e dakorduar me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Serbisë, me qëllim të ngritjes së nivelit operacional të ekipeve të zhytësve.

“Në bazë të programit të trajnimit, anëtarët e SAJ-së të MPB-së së RS, ekipi i zhytësve, në bashkëpunim me Njësinë e helikopterëve të SAJ të MPB-së së RS dhe me anëtarët e ekipit të zhytësve të SAJ dhe Njësiti i Zhytjes i Xhandarmërisë së MPB-së së Republikës së Serbisë në rajonin e Liqenit Boçac, komuna e Mërkonjiq Grad kanë realizuar stërvitjen taktike-demonstruese ‘Zgjidhja e situatës së krizës në mjetin lundrues'”, thuhet në njoftim.

Stërvitja konsistoi me kërcimin e zhytësve nga një helikopter në fluturim në liqen, mbështetjen me zjarr nga snajper-vëzhgues nga helikopteri dhe sulmin e ekipit të ndërhyrjes me motoskafë mbi një mjet lundrues, njoftoi Ministria e Brendshme e RS.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button