BE: Plani i Izraelit për të pushtuar Gazën do ta përkeqësojë edhe më tej “situatën tashmë katastrofike”

Komisionerja evropiane për barazi, gatishmëri dhe menaxhim të krizave ka shprehur shqetësimin mbi planin e Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës, duke paralajmëruar se ky veprim do të përkeqësojë “situatën tashmë katastrofike humanitare”.
“Vendimi i Kabinetit të Sigurisë së Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak në #Gaza do ta përkeqësojë edhe më tej situatën tashmë katastrofike humanitare dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve të mbetura”, shkroi Hadja Lahbib në X.
Deklaratat e saj erdhën pasi Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi të premten herët planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta pushtuar plotësisht Gazën.
“Nuk ka alternativë përveç zgjidhjes me dy shtete”, theksoi ajo.