BE përshëndet zhvillimin konkurrues të zgjedhjeve lokale në RMV

Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan në masë të madhe, edhe pse ato u mbajtën në një ambient politik të lartë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim – Guillaume Mercier.

“BE-ja i vëren konstatimet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të mbajtura më 19 tetor 2025,” theksoi Mercier.

Sipas tij, BE-ja e inkurajon vendin që t’i adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ato që lidhen me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button