BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

Rusia nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe e kaluara e Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën Rusia është e interesuar është lufta, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni, në konferencën e përditshme për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë çështje.
”Rusia ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, shtoi ai.
”Mjafton të përmendim edhe marrëveshjen e fundit të partneritetit Rusi-Iran, e cila sinjalizon një forcim të bashkëpunimit në shumë fusha, duke përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen”, tha El Anouni.
”Në dritën e kësaj, Rusia nuk mund të jetë një ndërmjetëse objektive”, theksoi zëdhënësi.