BE: Komisoni ka ndërmarrë hapat e parë për t’i hequr gradualisht masat

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka ndërmarrë hapat e parë për t’i hequr gradualisht masat që janë vendosur në maj 2025.
Kështu thuhet në një përgjigje për RTV21 nga BE-ja.
“Siç është thënë më parë, ne synojmë t’i heqim më tej këto masa. Ne e mirëpresim dorëzimin e qetë të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore dhe presim që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve. Ne gjithashtu e marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare më vonë gjatë dhjetorit dhe nënvizojmë rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues – duke përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet. BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo ato të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Ne presim me padurim që Kosova të kthehet në binarët e reformave të nevojshme që lidhen me BE-në, për përfitimin e popullsisë së saj dhe përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”, thuhet në përgjigjen e BE-së./RTV21



