“BDI shkon në opozitë, juve kërcënuesve ju pret burgu!”

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, ka ngritur shqetësimin nga sjellja brutale e disa funksionarëve të BDI-së, të cilët siç thotë ai, prej disa ditësh i kërcënojnë votuesit e posaçërisht biznesmenët. Ai thotë se tashmë dihet se BDI shkon në opozitë, por se kreu i kësaj partie, nuk dëshiron të pajtohet me fatin. Ja edhe postimi i plotë:
“Më tregojnë plot miq se këta humbësit e votës shqiptare kanë filluar të përdorin metoda të ulëta për të shpëtuar.
Përveç parave të majme, që i hedhin për të blerë vota, më thonë se që nga Komandant Soravia, “Melaqja” e Sarajit, Çorapelarmi i Çairit, por edhe nivelet e mëposhtme të shpurës së kriminelëve që kanë arritur të pasurohen duke e varfëruar këtë popull, po i kërcënojnë votuesit, u bëjnë presion me telefonata, disa afaristë të afërt me ne i kërcënojnë me dënime, me mbyllje të bizneseve e kështu me radhë.
Prandaj po shkruaj që t’ju them – jepni zor sa të mundeni, përdoreni çdo metodë që e keni në dorë, veç një gjë mos harroni: për krejt juve jemi duke mbajtur evidencë. Ta dini se pas 8 majit pozicionet do të ndryshojnë dhe ju do të jeni në opozitë. Koalicioni VLEN tashmë e ka në tavolinë marrëveshjen për qeverinë e re.
E pastaj, kur nuk do ta keni në dorë policinë, DAP-in (UJP), policinë financiare e inspektoratet, në duar do të keni vetëm pranga.
Kjo është arsyeja t’ju lus të mos e torturoni më shumë këtë popull edhe ashtu të përvuajtur. Pranojeni disfatën dhe shkoni në opozitë si njerëz, se nuk është opozita fundi i botës. Veç ju bën hajr. Mbase reformoheni.
Në të kundërtën, ta dini se çfarëdo që të ndodhë në këto 10 ditë, derisa jeni në pushtet, përgjegjësia është e juaja. Por, pas 8 majit këtë do ta paguani shumë shtrenjtë. Ky popull fal shumë, por edhe dënon rreptë.
E ju, të dashur mbështetës të koalicionit VLEN, duroni vetëm edhe 10 ditë. Hiç më shumë. Ne e dimë mirë sakrificën tuaj dhe nuk do jua harrojmë. Si fitues të votës shqiptare dhe përfaqësues legjitimë të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme, pas 8 majit të gjithë do të jemi të lirë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button