BDI sërish e demaskuar, VLEN garanton provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

BDI me pushtet plot 20 vjet nuk e ka kryer asnjë punë si duhet. Gjithmonë me stërkëmbëza, gjithmonë me gjysmë zgjidhje. Prandaj duhej të shkonin në opozitë, që shqiptarët ta shohin me sy se sa pa vullnet kanë qenë. Pushtet patën, vullnet jo.
E njëjta histori edhe me provimin e jurisprudencës. Patën kryeministër teknik, kryeparlamentar, ministra të Drejtësisë, por nuk e zgjidhën të drejtën e studentëve që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Pse? Sepse ishin të zënë me Soravinë dhe pazaret e tyre, jo me hallet e studentëve.
Ne që në fillim e kemi thënë se studentët kanë plotësisht të drejtë dhe i mbështesim. Por duhet ta themi hapur se kjo çështje nuk ka lindur sot. Ligji për provimin e jurisprudencës u miratua në vitin 2019 dhe hyri në fuqi më 1 janar 2020, pikërisht në kohën e BDI-së. Ndërsa “strategjia” e tyre për të dorëzuar propozim-ligj katër ditë para qeverisë teknike dhe sot të shtiren si të shqetësuar, nuk është gjë tjetër veçse hipokrizi e llojit të vet.
Siç e zgjidhëm çështjen e medresantëve që ishin mashtruar më parë me zgjidhje të rreme, po ashtu VLEN garanton se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, si e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues i shtetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button