BDI – së sonte ia ktheu shpinën edhe një këshilltar

Anëtarë të shumtë të BDI-së, vazhdojnë të largohen nga ky subjekt, të pakënaqur nga vendimet e deritanishme të partisë integriste.

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti më herët gjatë ditës publikoi lajmin, bashkëngjitur me një foto, se Hazbi Lika i bashkihet koalicionit VLEN, ndërsa sonte njoftoi aderimin e këshilltarit të BDI-së në LD.

“Kam kënaqësi të prezentoj prurjen e re në Lëvizjen Demokratike, Burim Memishin nga fshati Pallçisht i poshtëm, i cili është këshilltar komunal në Komunën e Bogovinës, më parë nga rradhët e BDI, tanimë si këshilltar i Lëvizjes Demokratike.
Burimi është jurist i diplomuar.
Ndryshimi po vjen dhe atë do ta bëjmë me kuadro të ri, të pastër dhe të aftë!”, thuhet në njoftimin e Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button