BDI-së i dështon Ligji i kazinove

Ligji për Lojërat e Fatit nuk kaloi në Kuvend, edhe pse u hodh sërish në votim pasi presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin. Pro votuan 51 deputetë ndërsa për miratimin e tij nevojiten 61 vota. Kuvendi sqaroi se këtu përfundon procedura për këtë ligj.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion, ky ligj do të ishte në favor të BDI-së, qëllimi i së cilës është të marrë përsipër biznesin e lojërave të fatit legal. Opozita shqiptare paralajmëroi se njerëzit e afërt të Grubit janë të infiltruar thellë në Lotarinë Shtetërore. Dhe se kërkon të legalizojë procedurat e mëparshme të paligjshme në Lotari për të hapur videollotarinë e re dhe kompanitë e basteve online, raporton Alfax.
Sipas palëve që nuk janë pajtuar me ligjin, janë kontestuar tre momente:
Shumëzimi i licencave dhe dhënia e licencave për kompanitë në të cilat anëtarë të Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës janë anëtarë të Kabinetit të Artan Grubit.
Lejimi i lojërave të fatit online, që praktikisht do të thotë se të gjithë në shtëpi mund të luajnë lirisht bixhoz, edhe të miturit.
Dhe një nga dispozitat më të diskutueshme mund të ketë qenë ajo që parashikon lejet për objektet, pra hapësirën ku do të vendoseshin lojërat e fatit, që do të jepej nga Ministria e Financave – sërish e drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.Alfax.



