BDI promovoi Bujar Osmanin në Shkup

BDI sonte ka mbajtur në Shkup konventën për promovimin e kandidatit për president Bujar Osmani.
Në fjalimin e tij para simpatizantëve të partisë, Osmani tha se do të jetë njeriu i politikave që i japin perparësi qendrueshmërisë, duke promovuar praktika ekologjike dhe një qeverisje të përgjegjshme me llogaridhënie.