BDI premtoi për 20 vjet, VLEN i punëson përnjëherë: 155 kontrata të përhershme në Klinikën e Tetovës!

Tetova e di mirë: kur ka pasur nevojë për zgjidhje, BDI ka ofruar vetëm gënjeshtra! Për dy dekada me radhë, BDI tregoi se di të bëjë një gjë më mirë se kushdo tjetër, të mashtrojë. Të mbajë qytetarët në pasiguri, të luajë me fatin e njerëzve dhe ta kthejë çdo hall të përditshëm në mjet për vota. Këtë e dëshmon më së miri rasti i punonjësve të Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët për vite të tëra u mbajtën në pasiguri me kontrata të përkohshme, ndërsa premtimet boshe qarkullonin si monedhë e përditshme e politikës së vjetër.
Sot, falë punës së përkushtuar të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, 155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme pune! Procedura ka përfunduar dhe vendimi është i qartë. Premtimi i dhënë është përmbushur. Në vend të gëzimit për këtë arritje, BDI dhe satelitët e saj, përfshirë edhe patericën e saj të fundit politike, Arben Taravarin, përhapin gënjeshtra, nxisin frikë dhe manipulojnë opinionin publik. Kjo është strategjia e vetme që u ka mbetur: të krijojnë tymnajë, të shpikin histori dhe të fshehin dështimet që vetë i kanë prodhuar.
Të jemi të qartë: 155 punëtorë nuk do të pushohen, do të punësohen me kontrata të përhershme. Zgjidhja u soll nga VLEN, jo nga ata që për 20 vjet vetëm premtuan. BDI dhe Taravari nuk kanë më çfarë të ofrojnë, ndaj po përpiqen ta sabotojnë edhe të mirën që po vjen.
VLEN nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët, me punë të ndershme, të matshme dhe të dobishme. Gënjeshtrat e tyre janë dëshpërim, faktet tona janë besim!
VLEN sepse tani ka kush punon!