BDI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Romëve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në kuadër të frontit të tyre ka nënshkruar edhe me partinë Unioni i Romëve.
Kryetarja e partisë, Fatma Osmanovska tha se ata i bashkohen vizionit evropian i cili synon për një jetë të dinjitetshme për romët, shqiptarët, turqit, boshnjakët që jetojnë në Maqedoni.
Nga ana tjetër kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se romët janë të barabartë me të gjithë tjerët në Maqedoni.
Ai shtoi gjithashtu se në përbërjen e ardhshme do të ketë edhe një deputete rome në Kuvend.



